Pahor: RMV bëri gjithçka dhe nuk fitoi asgjë

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor në fjalimin e tij në Forumin Strategjik që mbahet në Bled të Sllovenisë doli në mbrojtje të Maqedonisë dhe anëtarësimit të saj në BE.
“Për momentin bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë në pritje. Problemi nuk është vetëm politik, por situata u shndërrua si kujdes moral i BE-së.

Çfarë bëri Maqedonia për perspektivën e saj evropiane? Gjithçka bile edhe më shumë. Çfarë fitoi? Asgjë më shumë”, tha Pahror.
Ai tha se bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë duhet të jenë prioritet për Bashkimin Evropian.