Pagesa e faturave përmes postës, nga muaji mars

Qytetarët deri në fund të marsit do mund të tërheqin pensionet e tyre ose të paguajnë faturat në filialet e Postës. Halk Bank u bë partner i Postës së Maqedonisë në realizimin e qarkullimit pagesor. Marrëveshja është nënshkruar për periudhë 15 vjeçare, ku është paraparë që 71 % e qarkullimit të shkojë për Postën dhe 29 % për Halk Bank.
Jemi shumë të lumtur që kemi mundësi në të ardhmen të kemi bashkëpunim me Postën e Maqedonisë, një institucion i shquar dhe historik i këtij vendi, të realizojmë bashkëpunim në drejtim të qarkullimit pagesor- deklaroi Bilal Suxhubashi – Drejtor ekzekutiv i Halk Bank.

Drejtori i Postës, Jani Makraduli, nuk u përgjigj konkretisht se çfarë do të ndodhë me kontratën e nënshkruar 15-vjeçare nëse Posta privatizohet siç është paralajmëruar nga Qeveria. Për të, më i rëndësishëm është stabilizimi i gjendjes financiare të Postës
Detyra e Këshillit drejtues aktual është të stabilizojë financiarisht operacionet aktuale, t’i rrisim kapacitetet dhe shërbimet për qytetarët dhe ta rritim vlerën e shoqërisë aksionare si kompani. Marrëveshja e sotme është vetëm një kontribut në përmirësimin e kapacitetit të kompanisë dhe detyra jonë është të përmbushim ato përparësi- deklaroi Jani Makraduli – Drejtor i Postës së Maqedonisë.

Qarkullimi pagesor i postës është bllokuar që në gusht të këtij viti pas prishjes së kontratës me Bankën Eurostadard, e cila falimentoi. Që atëherë, posta nuk mund të kryejë kurrfarë shërbimi për qytetarët për shkak të gjetjes së partnerit të ri. Si pasojë e bllokimit të qarkullimit, Qeveria ndau mjete financiare për pagimin e rrogave për punonjësit e këtij institucioni.