Paga e ministrit Fatmir Besimi nga 71.145 denarë rritet në 125.960 denarë

Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot vërtetoi se për muajin prill i është paguar paga për 78 më shumë, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Paga e tij e deritashme nga 71.145 denarë është rritur në 125.960 denarë.

Besimi theksoi se për 78 për qind është rritur paga për 1.060 funksionarë dhe se për këtë rritje, deri në fund të vitit, nga buxheti do të ndahen 960 milionë denarë shtesë.

“Është mirë që Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi nenin e vitit 2012 për koeficientin e pagave. Nëse do të anulonte, zyrtarëve do të duhej t’u paguheshin pjesa e mbetur”, u shpreh Besimi.

Në pyetje të gazetarëve, ministri Besimi tha se nuk është koha për rritje të pagave në sektorin publik për shkak se ka implikime të inflacionit dhe paralajmëron rritje të pagave vitin e ardhshëm.

“Harmonizimi i pagave të Këshillit Ekonomiko-social do të zgjasë më gjatë, ndërsa metodologjia për rritje të pagave mund të miratohet më shpejtë:, u shpreh Besimi.