Paditet penalisht tetovari që u kap duke vjedhur rrymë!

Padi penale ndaj N.Z(53), nga fshati Bogovinë i Tetovës, ka parashtruar policia për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje të energjisë elektrike, energjisë ngrohëse ose gazit natyrorë”, mëson Pa Censurë.

Më 10 shkurt të këtij viti, të punësuarit në EVN- Maqedoni- Tetovë, me prani të ekipeve të SPB Tetovë, kanë dalë në terren për kontrolle rutinore dhe u konstatua se i denoncuari para orës numëruese të rrymës ka lidhur një kabllo dhe ka shfytëzuar rrymën pa e matur harxhueshmërinë. Në këtë mënyrë ka shkaktuar dëm prej rreth 28.500 denar.