Paditet 39 vjeçari nga Gostivari, kjo është arsyeja

Pas një procedure paraprake, Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka ngritur aktakuzë kundër një personi për vepër penale – Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion.

Gjegjësisht, 39-vjeçari nga Gostivari, më 13.04.2021, ka qenë duke vozitur veturën BMW në rrugën Sretko Krsteski në Gostivar. Kur është afruar në kryqëzimin me rrugën “Gave Lazareski”, ka filluar të lëvizë automjetin e tij mbrapa, pa u siguruar nëse një veprim i tillë i pengon apo i rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Me anën e pasme të veturës, i dyshuari ka goditur një këmbësor i cili po kalonte rrugën. Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë goditjes – tronditje të trurit dhe ka ndërruar jetë më 26.04.2021.