Padi për një polic për shkak të “maltretimit në kryerjen e detyrës”

Një nëpunës policor nga SPB Shtip mori padi penale për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “maltretim në kryerjen e detyrës”. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 29 shtator të këtij viti rreth orës 21:00 në hapësirat e Stacionit policor në Shtip, nëpunësi policor i paraqitur veprën e ka bërë në mënyrën që pa u thirrur ka hyrë në hapësirat e stacionit policor ku nga një nëpunës tjetër policor është siguruar fëmijë i mitur i thirrur dhe e ka goditur të miturin i cili mori lëndime.
Është thirrur ndihma e shpejtë e cila i ka konstatuar lëndimet dhe i ka ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa kundër nëpunësit policor është ngritur edhe procedurë për vërtetim të përgjegjësisë disiplinore.