Padi për 48 vjeçarin nga Shkupi për shkak shmangies së tatimit në vlerë afër 3 mijë euro

Policia ka paraqitur padi ndaj 48 vjeçarit nën dyshimin se i është shmangur tatimit në vlerë prej 162 434 denarë.
“Policia ka paraqitur padi ndaj shkupjanit 48 vjeçar R.V., për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale shmangie e tatimit”, njoftojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.
Raportohet që ai gjatë vitit 2017 gjatë realizimit të 1 624 342 denarëve, ka arritur ti shmanget tatimit në vlerë prej 10 përqind, apo 162 434 denarëve./Portalb.mk