30-vjeçari I.I. më datë 12 korrik të këtij viti kishte vjedhur 73.000 euro nga çanta e një udhëtari nga Serbija në autostraden Shkup-Kumanovë.
Sipas MPB-së i dyshari kishte vërejtur të dëmtuarin në një pompë benzine se në veturën e tij gjendeshin para të vendosura në një çantë brenda veturës, dhe gjatë nisjes ishte venë pas tij.
Gjatë vozitjes i dyshari I.I është afruar dhe ka kërkuar që të ndaloje kinse goma e tij ishte e dëmtuar.
Kur personi nga Serbija kishte ndaluar, i dyshari me anë të forcës kishte arritur t’ia marrë çantën që në të kishte 73.000 euro.
Për të dysharin MPB ka ngritur padi penale dhe punon për ndriçimin e plotësishëm të ngjarjes.Pa Censurë