Njësia për kr*im ekonomik dhe kompjuterik në SPB Shkup ka ngritur padi pe*nale kundër J.S. nga fshati Shishevë, Komuna e Sarajit dhe kundër një personit juridik nga Shkupi, për shkak të bazës për dyshim për kryerjen e veprës pe*nale “ndotje e mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, e dë*nueshme sipas nenit 230 paragrafi 1 nga Kodi Pe*nal.
“I paraqituri i parë në cilësinë e pronarit të personit juridik të paraqitur, në periudhën nga fundi i majit dhe fillimi i qershorit 2020 përmes personit juridik ka organizuar transport të më shumë dërgesat të ndërlidhura me mbeturina nga Spitali Infektiv i Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, deri në lokacionin e zonës së dytë të mbrojtur në zonën “Lepenci i Nerezit” në komunën e Karposhit. Ato mbeturina së bashku me deponinë ilegale, në kundërshtim me ligjet për mbrojtje të ambientit jetësor dhe dispozitat e Eleaboratit- Ekspertizës për mbrojtjes të zonës “Lepenci i Nerezit” dhe pa posedimin e lejes, është va*rrosur nën dhe, me çka ka kryer veprën pe*nale”, thuhet në njoftimin e MPB-së.