Partia opozitare në Maqedoni, VMRO-DPMNE sot te Prokuroria Publike ka dorëzuar padi penale kundër kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev për blerje para referendumit të 30 shtatorit.
Dimitar Dimovski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv i partisë, para Prokurorisë tha se me padinë penale kanë dorëzuar edhe video material.
“Në video dëgjohet se si Zoran Zaev publikisht fton për blerje votash, dëgjohet duke thënë se e njeh një biznesmen, gjegjësisht pronarin e ‘Minstroj’ ku i ka premtuar se do t’i shpërblejë punëtorët nëse dalin dhe votojnë në referendum. Qëllimi jonë është të dëshmojmë se askush nuk është mbi ligjin, e as Zoran Zaev”, tha Dimovski./PC