Padi penale për keqpërdorim në detyrë

Sektori për Punë të Brendshme në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër S.T. (49) nga Kërçova, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim në detyrë”.

Ai, në periudhën nga 08.07.2021 deri më 07.08.2024, në cilësinë e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm Publik në Kërçovë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka përvetësuar në mënyrë të paautorizuar aparatin e ultrazërit M9 Mindray, i cili i ishte besuar në detyrë si donacion nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në vlerë prej 2.134.482 denarë.