Padi penale për Albon Xhemailin dhe firmën ndërtuese të ujësjellësit në Siniçan

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka ngritur padi penale kundër kryetarit të Bogovinës, Albon Xhemailit dhe firmës ndërtuese.
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), padia vjen pasi ka dyshime se Xhemaili ka kryer vepër penale.

“SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër A.Xh. (49) nga fshati Bogovinë, kryetar i Komunës së Bogovinës, për shkak se ka dyshime se ka kryer vepër penale “punë jo të përgjegjshme” dhe kundër personit juridik nga fshati Bogovinë, në pronësi të M.A. (51) nga fshati Bogovinë, për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale “ndërtim pa leje””, njoftojnë nga MPB.
Rasti ka të bëj me ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Siniçan i cili u ndërpre dhe për të cilin pati pro*testa nga banorët.