Padi penale për 37 vjeçarin nga Velesi, ja për çfarë arsye


Ministria për Punë të Brendshme njofton se njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik pranë SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër M.I.(37) nga Velesi për kryerjen e veprës penale “mashtrim” dhe “falsifikim i parave”.

Sipas njoftimit të MPBV-së gjatë muajit mars 2021, personi në fjalë pasi ka marrë 12 kartëmonedha të falsifikuara (nga 100 euro), i ka përdorur në dy raste, duke i vënë në qarkullim gjatë blerjes së celularëve.
“Ai ka mashtruar dy shitës të telefonave celularë, duke kryer pagesën me para të falsifikuara”, njoftojnë nga MPB.