Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj B.B. (22) nga Tetova për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “organizimi i lojërave të fatit pa licencë ose leje nga organi kompetent”. Më 23.03.2024, zyrtarët policorë kanë kryer një kontroll në një subjekt juridik në Tetovë, në pronësi të të raportuarit, ku janë gjetur K.S. dhe i raportuari. Gjatë kontrollit në telefonin e tij mobil është konstatuar se në një aplikacion kishte një listë borxhesh nga persona që i detyroheshin gjithsej 390.000 denarë, si dhe mesazhe të tjera që tregonin se ai ndërmjetësonte në lojëra online të fatit pa licencë.
Ballina Lajmi i Dites Padi penale ndaj tetovarit, organizonte lojëra fati pa licencë, gjithashtu i është...