Padi penale ndaj gostivarasit, pronar i një objekti hotelierik, kishte sulmuar fizikisht punonjësen e tij

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur një padi penale kundër S.A. (55) nga Gostivari, për dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 04.08.2024, në një objekt hotelierik në Gostivar, i padituri, pronar i objektit, pas një keqkuptimi paraprak, ka sulmuar fizikisht punonjësen M.A.