Padi penale ndaj 28 vjeçarit A.Xh. që sulmoi fizikisht Marko Bislimovskin

Lidhur me rastin e mbrëmshëm që pak para mesnate në SPB-Shkup e denoncoi M.B. 45 vjeç nga Shkupi, se në tarracën e një objekti hotelierik në qendër të Shkupit ka qenë i sulmuar fizikisht nga A.Xh. (28) nga Shkupi, e njoftojmë opinionin se rasti është zbardhur plotësisht dhe ndaj A.Xh. do të përgatitet padi penale për veprën penale “dhunë”, njoftojnë nga MPB-ja.

“Me njëherë pas denoncimit janë ndërmarr të gjitha masat adekuate për zbardhjen, gjegjësisht është përgatitur njoftim me shkrim deri tej PTHP-Shkup, janë kryer biseda me dëshmitarë të ngjarjes, është siguruar një video material, është zhvilluar bisedë me të denoncuarin A.Xh. i cili ka pranuar plotësisht veprën dhe pas konsultave me prokurorin publik do të përgatitet padi penale për “dhunë”, që është e dënueshme në bazë të nenit 386 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.