Padi penale ndaj 22-vjeçarit nga Kamjani i Tetovës, i cili ditë me parë me thikë ka tentuar ta vrasë kolegun e punës

MPB ka njoftuar se, SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.J. (22) nga fshati Kamjan, për shkak të dyshimeve për vepër penale “vrasje” në tentativë. Incidenti ka ndodhur më 8 tetor 2024 në Kamjan, kur i dyshuari i ka shkaktuar lëndime me një mjet të mprehtë F.S. (35) nga i njëjti fshat, me të cilin njiheshin dhe punonin bashkë.