Padi penale kundër ish-ministrit të Kulturës dëmtoi buxhetin për mbi 500 mijë euro


Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë e Tetovës ka dorëzuar kallëzim penal kundër ish-Ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili, për shkak të dyshimeve për vepër të kryer penale “Punë e pandërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353 të Kodit Penal.

Sic thuhet, I denoncuari H.I në cilësinë e personit zyrtar – Ministër në Ministrinë e Kulturës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare për shkak se gjatë periudhës nga 27 Qershor 2019 deri më 30 gusht 2020, më 24 korrik, në mënyrë të pandërgjeshme ka vepruar duke nënshkruar vendime dhe marrëveshje me persona juridik dhe fizik për financimin e projekteve në vlerë të përgjithshem prej mbi 31 milion denarë edhe pse, sic thuhet, ka qenë I vetëdijshëm se me ribalancin e kryer të buxhetit nga ana e Qeverisë që ishte publikuar në Gazetën Zyrtare nr.126 të datës 15 maj 2020, mungojnë mjete financiare – ka njoftuar Policia Financiare.