Padi ndaj tetovarit, ka gjuajtur me armë në ajër dhe ka dëmtuar shtëpinë e fqinjit

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër J.J. (44) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Më 24.01.2024, gjatë një ahengu familjar në shtëpinë e tij, i denoncuari ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri, ku një nga plumbat ka përfunduar në shtëpinë e një fqinji të tij.