Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale në Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj A.K. (43) nga Gostivari, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.
Më 29.02.2024, i dyshuari kishte marrë hua një automjet nga A.O., por nuk ia kishte kthyer. Më 07.03.2024, në fshatin Debreshë të Gostivarit, A.O. kishte gjetur automjetin e tij dhe kishte mësuar se i dyshuari ia kishte shitur një personi tjetër.