Pacolli uron Natën e Kadrit: I lutemi Allahut të na i falë gabimet

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, tha se lutet për të gjithë që kjo natë të sjellë paqe, gëzim e begati.

“ Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj natën e Kadrit! Lutjet e mia i janë drejtuar Allahut xh.h., për ne të gjithë, që kjo natë të na sjellë paqe, gëzim dhe begati, që të shijojmë ndjenjat e përkujdesjes dhe dashurisë së Tij. I lutemi Allahut xh.h. të na i falë gabimet tona dhe të na udhëzojë drejt rrugës së mirë dhe të drejtë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Kujtojmë se agjërimi i kësaj nate të Ramazanit konsiderohet i vlefshëm sa njëmijë muaj. Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti.