Aksidenti i rëndë që ndodhi sot në magjistralen Suharekë-Duhël preku zemrën e thuajse çdo njeriu.
Por ishte edhe vetë Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili shprehu ngushëllime dhe porositi të gjithë vozitësit që të kenë kujdes në komunikacion.
Pak më vonë, Pacolli ka ndarë një histori të jetës së tij bashkë me të gjithë ndjekësit në Instagram.
“Pas zgjimit tim nga koma, unë jam dukur kështu (si në foto) për pothuajse dy vjet. Unë e di se çfarë do të thotë shpejtësia, e di se çfarë do të thotë dhimbja. Zoti na shpëtoi kësaj radhe. Unë shpresoj se askush të mos përjeton këtë”, ka shkruar Pacolli.