Pacolli tregon sa vota i mori në zgjedhje

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka kandiduar si deputet në një listë me LDK-në, ka thënë se ka pritur t’i ketë rreth 20 mijë vota, këto zgjedhje.
Pacolli theksoi se rezultati i këtyre zgjedhjeve ishte dëshpërues për të, dhe i papritur, sepse LDK, ka qendë dhe është parti dinjitoze.

Sipas tij, ai vetëm para dy viteve kishte mbi 40 mijë vota, por se nuk i ka pritur aq, por gjysmën e tyre.

Pacolli më tutje, tha se ai që e ka qit votën, e ka pasur të qartë për kë do të votojë.
“Ne kemi pritur shumë vota, unë personalisht kam pasur 40 mijë vota, vetëm dy vite më parë, unë nuk i kam prit 40 mijë vota, por gjysmën e tyre. Ai që e ka qit votën, dhe ka planifikuar të votojë, ai e ka pasur të qartë. Unë pata thënë edhe gjatë fushatës, ishte thirrja te qytetarët, që të dilet të ndëshkohet dikush, është e gabuar, sepse nuk besoj që cdo gjë që është bërë deri më tani në Kosovë është e gabuar apo e zezë, dhe thirrja e tillë, të ndëshkohen hajnat, nuk ka qenë e drejtë”, është shprehur Pacolli në Edicionin Special.