Pacolli: Situata në Kosovë do të ishte ndryshe nëse AKR-ja do të udhëhiqte me vendin

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se situata në Kosovë do të ishte ndryshe nëse partia e tij do të ishte udhëheqëse e proceseve politike.

Tutje, Pacolli tha se AKR-ja ka tentuar të shtyjë përpara proceset politike me aq pushtet sa ka pasur, por nuk ia kanë dal.
“AKR-ja nuk ka pasur ndonjë forcë vendimtare që të ndryshojë gjërat. Ne nuk kemi pasur forcë politike në Kosovë që të udhëheqim me proceset. Po të kishte pasur këtë forcë jam i bindur që Kosova do të dukej krejtësisht ndryshe për arsye se të jesh një kryeministër i mirë do të thotë të jesh i dëshmuar. Mbas 14 vjetëve të ekzistencës së AKR-së, ambienti ka qenë i tillë dhe unë jam person që prej momentit të parë kam qenë i sinqertë dhe për mua sinqeriteti nga ana politike ka qenë kuptimplotë dhe me atë pjesë të pushtetit që kemi pasur kemi tentuar që të imponojmë diçka dhe nuk kemi pasur shans”, shtoi Pacolli.