Pacolli: Sapo arrita në shtëpinë time, sa më mungonte atdheu


Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka arritur në rezidencën e tij në Hajvali.

Kreu i AKR’së shkroi për arritjen e tij në shtëpi, në rrjetin social Facebook.

“Sapo arrita në shtëpinë time. Sa më mungonte atdheu”, është shprehur ai.

Ai ateroi para gati një ore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku edhe iu bënë kontrollat e nevojshme mjekësore të parapara në situatën pandemike.

Në deklarimin e tij para gazetarëve Pacolli tha se nuk e di se a do të futet në karantine apo jo, megjithatë tha se nuk do t’i rezistojë asnjë vendimi.