Pacolli reagon pasi mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës masivisht

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas raportimeve për radhë të gjata nëpër kufij, të shkaktuara nga bashkatdhetarët të cilët ia kanë mësy Kosovës, meqë në vendet ku jetojnë janë vendosur masa ekstreme me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID në prag të festave të fundvitit.
Pacolli iu ka uruar të gjithëve qëndrim të mirë në Kosovë, dhe sipas tij diaspora është motori i Kosovës që nuk ndalet kurrë.
“Mirë së vini në shtëpi”, ka shkruar Pacolli.

Reagimi i plotë:
Mijëra bashkatdhetarë nga Zvicra, Gjermania, Austria, Suedia e vende të tjera, pritet të kthehen në atdheun e tyre këto ditë. Unë i uroj të gjithëve një udhëtim të sigurt dhe një qëndrim të mirë në Kosovë, përkundër situatës aktuale. Diaspora është dhe mbetet motori i Kosovës, i cili nuk ndalet kurrë. Mirë së vini në shtëpi