Pacolli: Pozicionimi i Serbisë në anën e Rusisë paraqet rrezik për Kosovën

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se pozicionimi i Serbisë në anën e Rusisë paraqet rrezik për Kosovën, ndërkohë që tha se është kohë që Kosova duhet të anëtarësohet në NATO dhe në organizatat tjerë të sigurisë.

“Serbia tani është pozicionuar në anën e Rusisë, kjo situatë paraqet një rrezik të shtuar për Kosovën. Prandaj është momenti i duhur që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s dhe organizatave të tjera të sigurisë”, ka shkruar Pacolli në Twitter.