Pacolli pasi u kërkua dorëheqja e Duda Baljes: “Propozim i pavend dhe i nxituar”

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Luljeta Demolli, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka kërkuar dorëheqjen e deputetes Duda Balje nga Grupi Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës ku ajo është kryetare.

Lidhur me këtë, Pacolli tha se propozimi i Demollit për shkarkimin e Balje ishte i pavend dhe i nxituar.
Ai tha se Duda Balje zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetët edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar.

“Deputetja Duda Balje u zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetët edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar. Mendoj se propozimi i znj. Luljeta Demolli, për shkarkimin e znj. Balje ishte i pavend dhe i nxituar”, shkroi Pacolli në Facebook.
Ndryshe, reagimi i Demollit erdhi pasi Balje tha se nuk do të votojë pro Kodit Civil këtë të enjte në Kuvendin e Kosovë i cili përmban lejimin e martesave mes gjinive të njëjta, ku si arsye Balje përmendi fenë.