Pacolli: Mërgimtarët vdesin për vendlindje!

Behgjet Pacolli
Saktësisht 1825 km është distanca nga Frankfurti për në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Në këtë linjë ishin rreth 60 mërgimtarë, të cilët me padurim prisnin të mbërrinin në atdheun e tyre. Vetëm një ditë pasi Distria Krasniqi siguroi medaljën e parë olimpike të Kosovës në Tokio. Po e imagjonoj sa të lumtur janë nisur.

Këta pasagjerë janë vetëm disa nga qindra mijëra që largohen nga shtëpitë e tyre dhe nisen për në Kosovë, qoftë në rrugë tokësore apo ajrore. Shumë udhëtojnë në distanca edhe më të gjata, por të gjithë kanë të njëjtin qëllim: Të vizitojnë vendin e tyre të preferuar, Kosovën dhe familjet e tyre. Shumë shqiptarë jetojnë të shpërndarë nëpër botë, por qoftë një pastrues, marangoz apo artist botëror, të gjithë kemi diçka të përbashkët: dashurinë për atdheun tonë. Dhjetë viktimat e sotme nuk janë hera e parë dhe e fundit që mërgimtarët vdesin për Kosovë… Asnjëherë mos të harrojmë se malli i mërgimtarit është shumë i madh, dhe ata meritojnë respektin më të madh!