Kandidati për deputet nga LDK, Behgjet Pacolli ka kritikuar sjelljen e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë këtyre ditëve dhe të kaluarën e saj, shkruan Gazeta Metro.
Pacolli tha nga Gjakova se Albin Kurti kishte urdhëruar që ta arrestojnë dhe nuk kishte dhënë leje për aterimin e aeroplanit të tij në Prishtinë.
Po ashtu, Pacolli tha se VV e akuzoi se kishte hyrë në Kosovë përmes bagazhit të një veture dhe gjëra të tjera, por atë nuk e ndaluan që të vijë në Prishtinë dhe ta votojë Qeverinë Hoti.
“Ata të kuqtë kur erdha të votoj për Qeverinë Hoti deshën të më arrestojnë. Albin Kurti nuk kishte dhënë leje për aterimin e aeroplanit tim. Erdha prapëseprapë. Ata thonin se kam hyrë në Kosovë përmes bagazhit të një veture. Prapë erdha në Prishtinë. Isha i bindur dhe i vendosur që të votoj për Qeverinë tuaj [Hoti]”, tha Pacolli.
Pacolli në fjalën e tij ka krahasuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje me ish sistemet komuniste.
“Ky vend nuk është i falangave të kuqe”, tha Pacolli.