Pacolli konfirmon se i është lëshuar leja për aterim: Po ndihem i pasigurt në vendin tim

Deputeti i AKR’së në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se i është lëshuar leja për të ateruar në Aeroportin Ndëkombëtar “Adem Jashari”.

Pacolli ka shkruar në Facebook se nuk ka pasur nevojë për inskenim lidhur me lejen e aterimit.

“Tani me treguan se është lëshuar një leje për aterim në Prishtinë. Nuk di çka ka pas nevojë për krejt këtë inskenim. Nuk e di pse ka pas nevojë për “kërcënime”, ka shkruar ai.

Pacolli është shprehur se “gjithë kjo me bën të ndihëm i pasigurt në vendin tim”./Express/