Pacolli: Jam tepër i frikësuar nga Albin Kurti

I pari i AKR-së, Behgjet Pacolli sonte në Pressing tha se ende ndjehet i kërcënuar nga njerëzit e Albin Kurtit.

“Gjuhë e ulët, e turpshme, e pa edukatë. E kam telefonin plot me kërcënime. Jam teper i frikësuar kur e di se Albin Kurti po shfrytëzon një gjeneratë të adoshences së Kosoves’’, ka vlersuar ai.

Sipas Pacollit, kryeministrit në detyrë po manipulon me trurin e gjeneratave të reja, duke i shkatërruar ata.

“Albin Kurti po manipulon me ta dhe ia ka la trurin atyre. Do të na mungojë nje gjeneratë e tërë. Ai është duke i shkatërruar ata. Nuk di që Kurti ka bërë ndonjë favor të kësaj gjenerate. Vetëm po i shfrytëzon për avancim të vet politik. Kjo shoqëri duhet me i ndalë veprimet e Kurtit. Është e papranueshme se si ata shajnë e fyejnë. Nga kjo konludohet se dikush mundet të organizojë të kalojë tek aeroplani im. Atij i nevojitet vetëm një gur të futet që të eksplodojë’’