Pacolli: I japim dy votat e AKR për krijimin e Qeverisë së re, nuk bëhemi pjesë e koalicionit

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli ka deklaruar sot se nuk do të jenë pjesë e qeverisë së në krye me Avdullah Hotin.

Megjithatë, deputeti Pacolli tha se do të shkojnë në Kuvend prë të mbështetur veprimet që bëhet për interesat e qytetarëve.

“AKR mbetet jashtë koalicionit, por do të mbështesë çdo veprim të çdokujt që shkon në interes të qytetarëve të Kosovës dhe një qeverisje të mirëfilltë të vendit. Edhe pse do të rrimë në opozitë kemi vendosur se dy votat e AKR do të shkojnë në favor të krijimit të kësaj qeverie”, është shprehur Pacolli për ‘Ora Neës’.

Sipas Pacollit, Qeveria Kurti nuk ka bërë asnjë akt që shkon në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

“Është një akt pak a shumë zhgënjyes dhe kjo ndodh në një moment jo të duhur, kur qytetartët e Kosovës ishin duke u përballur me pandeminë, por nuk duhet harruar edhe një fakt. Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë në 3 muaj, të tregojë një akt pozitiv. Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e kushteve dhe jetës së qytetarëve të Kosovës. Edhe menaxhimin e kësaj pandemie nuk e ka bërë në mënyrën e duhur është duke bërë gabime çdo ditë. Kosova ka nevojë për një ekonomi të mirëfilltë, kemi probleme sociale të mëdha në Kosovë”, ka thënë Pacolli.

LDK që po tenton formimin e qeverisë së ka disa ditë që është deklaruar se edhe AKR’ja do të jetë pjesë e koalicionit./Express/