Pacolli: “Abuzimi me mirësinë e tjetrit është krim”

Behxhet Pacolli:

Të jesh mikpritës është një virtyt. Por abuzimi me mirësinë e një nikoqiri është veper e ultë. Gjatë jetës sime kam hasur në shumë persona të tillë. Por një gjë kam vërejtur me ta. Ata kurrë nuk kanë arritur diçka në jetë. Njerëz të tillë janë të dëmshe jo vetëm për familjen e ngushtë të tyre por edhe për shoqërinë. Ata nuk punojnë dhe tërë kohën mendojnë si me mashtruar dikënd. Viktimat e para janë njerëzit e sinqertë të cilët nuk munden as me i paramenduar veprimet e këtyre të fundit. Në shumë vende të botës mosmirënjohja cilësohet edhe krim. Zoti na ruajt nga zhvatësit dhe parazitët!