Deri në adresën e portalit Pa Censurë ka arritur një denoncim sipas të cilit, pacientja me inicialet A.S. ka bërë të ditur se gjatë procesit të lindjes, në repartin gjinekologjinë në Klinikën e Shkupit është trajtuar në mënyrë jo adekuate.
Pacientja shpjegon se pas mesnate është paraqitur në spital me dhimbje lindjeje dhe mjekja gjinekologe me inicialet A.B i është drejtuar me fjalorë fyes, duke i thënë se ajo është dashur të paraqitet gjatë orëve të ditës dhe jo në atë orë të vonë, sepse sipas saj në atë orë ja prish gjumin.
Poashtu, një muaj pas lindjes, pacientja me inicialet A.S. ka pasur dhimbje të vazhdueshme dhe nga një kontroll mjekësore që ka kryer i është konstatuar se në organin vaginal i janë harruar fashat brenda, një gjë e tillë ja ka rrezikuar asaj jetën.
Pacientja rastin e ka denoncuar edhe në polici, mirëpo deri tani nuk janë marrë masa.
Portali Pa Censurë tentoi disa herë të kontaktoj me mjeken në fjalë, për të marrë prononcimin e saj për këtë rast, mirëpo nuk arriti të lidhet me të!
Ju njoftojmë se portali Pa Censurë, do të tentojë edhe më tej që të marrë edhe proncimin e doktoreshës dhe udbëheqësi së repartit gjinekologjik dhe do t’i ndjek të gjitha procedurat e mëtejshme.
Denoncime të tilla ka pasur edhe më herët në portalin Pa Censurë, siç ishte rasti i anesteziologut në Spitalin e Tetovës i cili xhirionte pacientet gjatë procesit të lindjes, mirëpo drejtoria e spitalit menjëherë ka reaguar duke marrë masat e caktuara.