Pacienti nga Tetova i paralizuar, Filipçe: Nuk e dimë si është infektuar


Ministri Venko FIlipçe ka treguar edhe për gjendjen e pacientit nga Tetova.

“Nga data 09 deri më 23 mars ai ka qëndruar në Entin për rehabilitim në Shkup në Kapishtec. Pas dërgimit në Tetovë, për shkak rritjes së temperaturës i është bërë test dhe nëpërmjet repartit infektiv në Tetovë është dërguar për kurim në klinikën infektive në Shkup”.

Ai tha se në mënyrë intensive kanë punuar në Tetovë dhe janë testuar 14 mjekë dhe katër pacient, duke pasur parasysh kontaktet./SHENJA