Zakonisht pacientët e spitaleve demoralizohen dhe është e vështirë të qëndrosh pozitiv përpara situatave të vështira. Një rast komplet ndryshe është ai, i një pacienti në Kosovë, i cili ka kaluar çdo gjë duke buzëqeshur dhe ka filluar të këndojë ilahi pasi doli nga një operacion i vështirë.
Kardiologu, Agron Qerimi ka shpërndarë një video në Facebook, ku pacienti pasi është operuar në zemër ia ka filluar të këndojë ilahi.
“Kështu del trimi nga salla duke na kënduar pas Koronarografisë në Infarkt të Miokardit dhe Stentimit në LAD dhe Cx! Gjithë ekipën na ka lumturuar Orhani!”,– ka shkruar Qerimi krahas videos.
SHIKO VIDEON: https://fb.watch/9-1wsqFzQj/