Pacienti me Covid-19 u hodh nga dritarja e spitalit, drejtori: Nuk paraqiste ndryshime psikologjike, jemi tronditur

Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi” doli para mediave pas ngjarjes së ditës së sotme, ku një pacient 52-vjeçar u hodh nga dritarja e spitalit.

“Sipas të dhënave që ne kemi, që nga shtrimi deri në momentin e fundit, pacienti nuk paraqiste ndryshime apo shenja psikologjike jonormale. Na ka tronditur si staf i personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë që punojnë 24 orë, duke bërë një luftë heroike për të shpëtuar jetë njerëzit”, u shpreh drejtori Perlat Kapisyzi.

Ai shtoi se pacienti u shtrua në 25 tetor, iu nënshtrua ekzaminimeve dhe mjekimit sipas protokollit të trajtimit të pneumonisë nga SARS-COV 2.