Pa viza nga 1 janari, kosovarët s’mund të punojnë në zonën Shengen, punëdhënësi mund të gjobitet deri në 500 mijë euro

Tashmë me liberalizimin e vizave qytetarët e Kosovës kanë të drejtë udhëtimi në vendet e BE-së, me 90 ditë qëndrimi, por e gjithë kjo vetëm për turizëm, e jo për të punuar.

Gjermania po zhvillon një luftë të ashpër kundër punës së padeklaruar, dhe autoritetet jo vetëm që fokusohen tek kompanitë, por edhe tek familjet private.

Kufiri midis një pagese të vogël për ndihmë shtëpiake dhe punësimit të paligjshëm në një familje private është jashtëzakonisht i hollë, që do të thotë se çdokush mund të bjerë shpejt në konflikt të paqëllimshëm me ligjin.

Në fushën e punës së padeklaruar, vepra penale mund të kryejnë si punëmarrësit, punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit.

Megjithatë, pasojat e rënda zakonisht presin vetëm punëdhënësin dhe të vetëpunësuarin.

Dënime për punë të padeklaruar dhe punësim të paligjshëm

Nëse punësoni punëtorë të paligjshëm, janë të mundshme gjoba deri në 50,000 euro, dhe në raste të jashtëzakonshme edhe deri në 500,000 euro.