“Pa Vend” triumfon në “Sundance Film Festival 2022”, fiton çmimin ‘filmi më i mirë i shkurtër’

Filmi ka fituar çmimin e jurisë që ishte e përbërë nga Penelope Bartlett, Kevin Jerome Everson, and Blackhorse Lowe.

“Xhiruar dhe montuar me mjeshtëri, me një ndjeshmëri sfilitëse që e bën atë pothuajse të ndihet si film narrativ, ky vëzhgim delikat, i saktë i një komuniteti të vendosur për të pasur sukses dhe të shkëlqejë në sportin e tyre të dashur, pavarësisht mungesës së burimeve, apo edhe një vendi për t’u mbledhur për lojë, flet fuqishëm për qëndrueshmërinë njerëzore”, deklaruan anëtarët e jurisë lidhur me filmin nga Kosova.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, “Pa Vend” u shpall ‘filmi më i mirë i shkurtër’ edhe në “Triste Film Festival”.

Në një intervistë të dhënë më parë, regjisori Karahoda kishte deklaruar se ajo që e bën të veçantë këtë film është tregimi unik i cili bazohet në ngjarje të vërtetë, forma e realizimit pra është një formë jo e zakonshme e karakterit Doku/Fiction apo hibrid ku një histori nga pas lufta rrëfehet në 15 minuta në mënyrë autentike të thjeshtë. /Telegrafi/
https://facebook.com/shortfilmpavend/posts/239400348356966