Për shkak të zbatimit të kyçësit të ujësjellësit f-100 milimetra në rrugën “Kumbara” p.n., në afërsi të autoshkollës “Hirda”, nesër ndërprerje të ujit do të kenë konsumatorët e kësaj rruge si edhe të rrugës “Ismail Kadare” dhe një pjesë e rrugës “Krimska” në komunën Çair të Shkupit.
Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” informuan se ndërprerja në furnizimin me ujë do të zgjasë nga ora 9 e deri në përfundimin e aktiviteteve.