Pa të miturin shqiptar që flinte në rrugë, djali i jep xhaketën e tij

Pamjet e mëposhtme tregojnë edhe njëherë që humaniteti ende ekziston!
Një qytetare nga Kosova ka rrëfyer episodin që ka dëshmuar vetë pranë zonës së Astirit në Tiranë.

Ajo tregon se një djalë ndaloi dhe zbriti nga skuteri i tij për t’i dhuruar xhaketën një djali që qëndronte pranë blloqeve të betonit në rrugë.
“U befasova shumë për gjestin e tij dhe njëkohësisht e përgëzova për këtë që bëri dhe në fund i tregova qe e kam incizuar dhe e pyeta nëse mund ta postoj në instagramin tim, por thash më mirë ta dergoj dhe këtu te ju qe ta shohin dhe të tjërët sjelljen madhështore të tij. Dhe në fund i dhuroi edhe disa para,”-tregoi ajo.