Pa rrymë dhe pa kushte elementare, “nuk mund të ngopim barkun, jo më mësim online”


Kjo është tetë vjeçarja Fatime Hamidi, nxënëse e klasës së tretë në shkollën fillore “Besa” të fshatit Bozofcë të malësisë së Tetovës. Fatimja është e detyruar që vetë të mësojë, sepse nuk mund të kyçet në mësimin dhe detyrat online, e as ta ndjekë mësimin nga televizioni. Para tetë muajve në shtëpinë e saj është ndërprerë rrymën elektrike për shkak të faturave të pa shlyera.

Fatime Hamidi: “Detyrat nuk i bëjmë, natën nuk mund t’i bëjmë.