Pa probleme votohet në bur*gun e Shtipit

Votimi zhvillohet pa probleme në qendrën e votimit 2291/A në burgun e Shtipit. Vendvotimi është i hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në ora 21:00.

Trajko Jolev, kryetar i vendvotimit 2291/A, thotë se të drejtë vote kanë 192 të dënuar nga 40 komuna, ndërsa deri në orën 10:00 të drejtën e tyre të votës kanë realizuar 59 të dënuar ose 25 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve në këtë vendvotim. Me qëllim për të përmbushur protokollet shëndetësore, dhoma në këtë burg është ndryshuar, kështu që tani votimi zhvillohet në sallën e lojërave për fëmijët e të dënuarve.

“Tashmë jemi në ciklin e pestë zgjedhor në këtë vendvotim, deri më tani si këshill zgjedhor nuk kemi pasur asnjë problem, kështu që shpresojmë që edhe kësaj radhe njëjtë të kalojmë. Votimi, siç mund ta shihni, bëhet sipas protokolleve shëndetësore, ka distancë, të gjithë hyjnë me maska ​​ose nëse nuk kanë maska, ne u japim atyre. Kemi dezinfektues, duart dezinfektohen në hyrje, por edhe në dalje. Anëtarët e këshillit zgjedhor ndryshojnë maskat dhe dorezat sipas protokolleve që na janë dhënë nga KSHZ-ja”, thotë Jolev.

Pas mbylljes së këtij vendvotimi, fletët e votimit në zarfe dërgohen në komisionet zgjedhore komunale, gjegjësisht qytetet ose fshatrat ku të dënuarit kanë adresë vendbanimi.