Idriz Ademaj, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejën e Koshares, në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, ka folur për politikën që ka ndjekur Presidenti historik, Ibrahim Rugova. Ai thotë se pa politikën e tij, Kosova do të ishte më keq se sa Bosnja.
“Kur jemi te presidenti historik Ibrahim Rugova pa politikën e atij ne do ishim më keq se Bosnja. I vogël jam ta vlerësoj Presidentin, por unë mendoj se Presidenti i kalkuloi, i llogariti të gjitha kohën situatën dhe në heshtje veproi si komandant i forcave të armatosura të Kosovës në kohën e duhur”, vlerëson ai./BS