Gjatë ditës së djeshme u raportua për një rast të rrëmbimit të dy shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut nga dy zyrtarë policorë dhe tre të dyshuar të tjerë. Gjithë këtë ngjarje, dyshohet se e kurdisi zyrtari policor Visar Kerçeli bashkë me të dyshuarën, Margona Islamin. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se Margona Islami, dyshohet se ka joshur vik timat në vilën ku po qëndronin, në mënyrë që më vonë t’u kërkohet para familjarëve të tyre.
Pasi kishin kurdisur kohën, vendin dhe mënyrën e “kapjes në flagrancë” të viktimave, zyrtari policor shkoi në vendin ku e priste e dashura me viktimat dhe hyn duke i kër cënuar më ar më. Gjatë tërë kohës sa ka biseduar me viktimat dhe familjarët e tyre, ai shtiret sikur e ka zënë me gruan e tij dhe se këtë punë e “lanë vetëm paraja dhe gruaja e vik timës.
Zyrtari policor Visar Kerçeli derisa i kërkonte para vëllait të njërit nga viktimat, dyshohet t’i ketë thënë se “pa ma pru gruan tënde këtu me ta q* edhe unë, plus paratë, nuk barazohemi”. Kerçeli gjatë gjithë kohës, Margona Islamin e ka paraqitur si gruan e tij. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.