Pa i mbushur 17 vjet djali ia mori rrugën drejt Evropës, ish-ushtari i UÇK-së letër prijësve të vendit

Ish- ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani invalid, Feim Krasniqi përmes një letre tejet emocionuese u është drejtuar prijësve të vendit.

Ai tregon se si djali i tij ende pa i mbushur 17 vite, bashkë me 13 të rinj, dje morën rrugën e gurbetit për një jetë më të mirë.

Ai ka thënë ndër të tjera se po bëhet katastrofe në vendin tonë dhe më si duhet jeta, pasi që dy djemtë e tij morën rrugën për në Evropë.

Kjo është letra e tij e plotë:

Politikana Komandanta Kryeminister zv. Kryeministra e Ministra të Republikës së Kosovës.

Deri kur familjet tona të jemi me vaj dje 13 malishevasit ikën për Itali, ndër ta edhe djali im në lulen e rinisë ende pa i mbush 17 vite, u dashtë me e marr rrugën e mërgimit, kjo është tmerri i tmerrit.

Ky shkrim shkon më shumë për Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Hashim Thaqin, Isa Mustafën. Deri kur doni mi rrejt popullatën e shkretë a s’po ju vjen marre për postet që i mbani në ketë qeveri?

Gjysma e Kosovës veç iku edhe sa e sa do te ikin ditëve e vijim? Për çka luftuam, për çka e dhanë jetën dëshmoret, për çka ne luftëtaret i dhamë gjymtyrët e trupit?

Po, me pasuru juve e mu ba milionerë, aaaaa e mi shkollu veç fëmijët e juaj, aaa turpi ju mbuloftë qysh ju ka mbulu, po s’po e shihni ende, po keni me pa ju betohem. Shikoni këto foto, a keni fëmijë ju, po me dridhet dora mu ka mbush barku vner po du me plas për kënd i rritem fëmijët tanë me shku mu ba rroktar të evropianëve, marre ju koftë çka bëtë ju për rininë e Kosovës.

Çka bëtë ju për klasën punëtore, çka bëtë ju për pleqtë e për veteranë të vërtetë? Send, veç për gjepat e juaj dhe për dallaveret e juaja. Gjithçka e keni fëlliqur. Deri kur kështu? Veç mos harroni se ka me ardh nji ditë shpejt dhe do t’ju vejn marre me dalë edhe ne rrugë se çka i bëtë kësaj Kosove të mjerë. Pra e di se shumë kush i ka këto bindje për ju, po ata po heshtin, por nji ditë do të eksplodojnë të gjithë sepse s’do t’mujn me duru më kurrë.

Në jetën time se kam mendu se do t’i përcjelli djemtë për rrugëve të Evropës. çka me vyn mua jeta sot ku dy djemtë ikën në Evropë?

Jam invalid i luftës, kush do te kujdeset për mua mbas nji kohe, a ju merr mendja se këta të rinj do të kthehen nji ditë?

Kurrë, jo deri kur rinia e Kosovës me bredh rrugëve të Evropës, kjo është e keqja me e madhe e kombit tonë.

Mbi 6 milionë shqiptar janë në Turqi, a janë kthy najnjani deri më sot?

Mbi 15 milion janë në tërë botën, a janë kthy najnjani deri më tani?

Mos harroni se kjo çka po ndodh në Kosovë është debimi më i madhi deri me tani.

Sot, ne lirinë e Kosovës, në pavarësinë e Kosovës, të ikin rinia e te dalin rrugëve të Evropës. Kosova shumë shpejt do te jetë veç në pleq.

Ju bej thirrje Pushtetarëve, Politikajve, Komandantave e Gjeneralave, se veç për sy e faqe janë tuj punu edhe për gjepa të vet, hapni sytë se Kosova mbaroj. Ma shumë se asnjëherë, pra lus zotin që t’i kemi femijët mirë kudo që i kemi se për këta njerëz që i kemi, tani në Kosovë, mos mbani ndonji shpresë që do të bëhet mirë.

Me lot ne sy ju shkruaj ,i juaji Babai, vellau, bashkëluftëtari, Invalidi i luftës, Feim Krasniqi.