Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Shkupit

Pa furnizim me energji elektrike nesër disa orë do të jenë shfrytëzuesit e komunave Qendër, Shuto Orizare, Gjorce Petrov, Saraj, Karposh dhe Kisella Vodë.

Nga ora 08:30 deri në 15:00, do të jenë pa energji elektrike përdoruesit në rr. “Beogradi”, dhe nga 08:30 deri në 15:30 përdoruesit e rr. “Kozara” dhe “Sharski Odredi” në Komunën Qendër.

Pa energji elektrike nga ora 9 e mëngjesit deri në 11, do të jenë përdoruesit nga disa pjesë të rrugëve “Haxhi Jovan Shishkov”, Demir Hisar”, “Indira Gandi”, si dhe ambientet e Ambulancës dhe Kopshtit të fëmijëve në Komunën e Shuto Orizares nga 9 e mëngjesit deri në 13 pasdite, përdoruesit nga pjesa më e madhe e fshatit Vollkovë në Komunën e Gjorçe Petrovit, nga ora 9 e mëngjesit deri në ora 14 pasdite, përdoruesit nga rruga “6” në fshatin Saraj në Komunën e Sarajit dhe nga ora 10:30 deri në 15:00, shfrytëzuesit e rrugës “Kozle” nga nr. 106 deri në nr 132. në Komunën e Karposhit.

Nga ora 11 e mëngjesit deri në 13:30 pa energji elektrike do të jetë një pjesë e rrugës “Gernika” dhe objektet përreth Stacionit Hekurudhor – Draçevë në Komunën e Kisella Vodës dhe nga ora 12 e mëngjesit deri në ora 14 pasdite pjesët e rrugëve “Viniçka”, “Crnok” , “Indira Gandi” dhe “Uashington”, në Komunën e Shuto Orizares.