Pa dr*ogën nuk do të kishim lekë të paguanim as policët që luf*tojnë kundër ekonomisë kri*minale të bimëve nar*kotike! Të tjerat janë llogje, jo e lagu jo nuk e lagu!”.
Keshtu shkruan sot akademiku Artan Fuga, teksa ndan nje mesazh ne faqen e tij ne Facebook, duke njoftuar edhe botimin e librit te ri “Origjinat e pasurisë, pronës, pushtetit (në Shqipërinë post-totalitare).
ARTAN FUGA/ Unë, në shpjegimin e dukurive shoqerore në Shqipëri jam partizan i funksionalizimit të Robert K. Merton.
Aty te librat e tij e kam kokën!
Pra me pak fjalë në këtë pozicion për të cilin paguhem si rrogtar i shtetit nuk më duhet fare nëse një ngjarje apo dukuri është e mirë apo e keqe, por vetëm përse ndodh dhe çfarë funksioni kryen.
Pastaj të qaj përsipër e të uluras di edhe unë, por nuk është puna ime!
E dinë shqiptarët që pa qarkullimin e drogës shteti nuk do të kishte lekë as për të paguar policët që lu*ftojnë kundër ekonomisë së dro*gës!!!
Ju duket paradoks?
Nëse nuk ju duket dhe dini si ta shpjegoni, më thoni që të mos e botoj kot në vjeshtë te shtëpia botuese PAPIRUS librin tim :
Origjinat e pasurisë, pronës, pushtetit
(në Shqipërinë post-totalitare)
Pa dr*ogën nuk do të kishim lekë të paguanim as policët që luf*tojnë kundër ekonomisë kri*minale të bimëve nar*kotike!
Të tjerat janë llogje, jo e lagu jo nuk e lagu!
Mos kujtojë njeri që unë justifikoj ekonominë kri*minale, atë mortje, por faktet duhen thënë!