Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha sot se mbajtja e zgjedhjeve aktualisht nuk është në agjendën Bashkimit Demokratik për Integrim dhe se qëndrimi i partisë është që vendimi për zgjedhjet të merret nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.
Nëse më pyesni si përfaqësues i BDI-së, mund të them që zgjedhjet nuk janë aspak një nga temat në agjendën e BDI-së.
Kemi dy synime kryesore – një është kriza shëndetësore me pandeminë dhe problemet socio-ekonomike që krijon.
Çdo gjë tjetër që imponohet si temë, ne konsiderojmë se është defokusim i institucioneve dhe energjisë politike dhe shoqërore në zgjidhjen e këtyre dy problemeve, tha Osmani.